Kompania amerikane “VelaTel” hyn në tregun e Ballkanit
Zagreb, 12 prill - Kompania amerikane e telekomunikimeve “VelaTel” planifikon shtrirjen e saj në rajonin e Ballkanit përmes projekteve ambicioze në telefoninë celulare dhe rrjetin e internetit.
Gazeta kroate “Poslovni Dnevnik” shkruan se “VelaTel” planifikon përqëndrimin tek projekti i internetit celular përes rrjetit 4G.
Sipas gazetës, kompania amerikane është e interesuar sidomos për të hyrë në tregun e Maqedonisë. Kjo kompani ka hyrë në tregjet e Malit të Zi, duke blerë kompaninë “Konekt”. Destinacioni i ardhshëm për kompaninë amerikane pritet të jetë Maqedonia, ku do të zgjerohet rrjeti i këtij biznesi.
“VelaTel” në bashkëpunim me korporatën shtetërore kineze ka nisur ndërtimin e rrjetit panballkanik nga gjenerata e katërt 4G e teknologjisë Ëimax.
“Duhet të pritet që VelaTela në të ardhmen të luftojë për të marrë vendin udhëheqës në sferën e telekomunikimeve në rajonin e Evropës Juglindore”, shkruan gazeta kroate. VelaTel sipas projeksioneve të saj financiare synon që të deri në vitin 2015 të sigurojë fitime duke u nisur nga 50 milion euro.