Kompania 3CIS shpallet eksportuesi i vitit 2011
Kompania që ofron shërbime për teknologji, 3CIS me seli në Prishtinë fitoi çmimin kryesor për këtë vit.
Përveç këtij çmimi, sot APIK bashkë me SHKE kanë bërë përzgjedhjen e kompanive më të mëdha eksportuese në kategori të ndryshme, ku në sektorin e korporatave si eksportues më i suksesshëm këtë vit është shpallur ndërmarrja Trepca, ndërsa eksportuesi i vitit për ndërmarrja të mëdha ishte Birra Peja.
Për ndërmarrje të mesme fitues i këtij viti ishte Frutex-i nga Theranda, kurse për ndërmarrje të vogla eksportues më i mirë ishte kompania përpunuesi i metaleve Zinkunie nga Prizreni.
Kompania e përpunimit të ushqimit nga Gjilani ASK FOODS fitoj çmimin për kreativitet në dizajnim të ambalazhit të prodhimeve që i eksporton, ndërsa kompania 3CIS përveç çmimit kryesor u shpall fituese për shërbimet profesionale.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari Lila tha ne jemi duke punuar që bilanci negativ tregtar të ndryshojë. Përmes eliminimit të disa barrierave po ju mundësojmë bizneseve dhe prodhuesve kosovarë lehtësimin e të bërit biznes."
"Kemi përmirësuar marrëdhëniet tona tregtare me Shqipërinë dhe me Maqedoninë dhe jemi duke punuar vazhdimisht në përmirësimin e marrëdhënieve tona tregtare me vendet e rajonit por edhe me vendet e BE-së.
Përveç ministres Kusari Lila të pranishëm ishin edhe zv.Kryeministri Behxhet Pacolli, Ministri për Zhvillim Ekonomik Besim Beqaj si dhe një numër i madh i bizneseve kosovare.
Të gjitha kompanitë e përzgjedhura sot kanë mundësi të përdorin këtë çmim në prezantimin vizual të produkteve të tyre.