Komisioni Ndër-ministror shqyrtoi kërkesat e investitorëve strategjikë
Prishtinë, 13 korrik - Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë u takua Komisioni ndër-ministror për investime strategjike për të shqyrtuar dy kërkesat të investitorëve strategjikë.
NeÌ cilësinë e kryesuesit teÌ Komisionit Ndër-ministror për Investime Strategjike, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi tha se sot zhvilluam takimin e radhës, ku shqyrtuam dy kërkesa nga subjektet investuese, teÌ cilat neÌ parim kaneÌ plotësuar kushtet e nevojshme për marrjen e statusit teÌ investitorit strategjik.
Ministri Krasniqi bëri të ditur se sipas vlerësimit të këtij komisioni, subjektet investuese, qeÌ kaneÌ aplikuar për teÌ fituar statusin neÌ fjaleÌ, janë njëri nga sektori i energjisëÌ dhe tjetri nga sektori i bujqësisëÌ, ku të dy bashkeÌ kapin vlerën e investimit rreth 50 milionëÌ eurosh.
NeÌ këtë takim, komisioni mori vendim edhe për krijimin e dy grupeve operacionale, qeÌ do ta bëjnëÌ vlerësimin profesional të këtyre dy subjekteve aplikuese, ndërsa pas vlerësimit procesi do teÌ vazhdohet neÌ përputhje meÌ Ligjin për Investimet Strategjike të Republikës së Kosovës.