24 Dhjetor 2024

Komisioni Evropian mbështet ndërmarrësinë në Kosovë

Prishtinë, 17 nëntor - Me qëllim të promovimit dhe të avancimit të ndërmarrësisë si dhe të përforcimit të dialogut publik dhe atij privat, për herë të parë në Kosovë duke filluar nga data 17 nëntor e deri më datën 6 dhjetor do të organizohen Ditët e Bizneseve të Vogla. 

Organizimi i këtyre Ditëve të Bizneseve të Vogla do ta ngre shkallën e vetëdijes së publikut lidhur me atë se çfarë mbështetje janë duke ofruar autoritetet përkatëse, sektori privat si dhe komuniteti i donatorëve në shenjë të përkrahjes së tyre ndaj ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Përmes një sërë organizimesh të tilla të mbajtura në nivelin regjional, do të njihet kontributi i dhënë nga këto ndërmarrje të vogla dhe të mesme për zhvillimin e mëtejmë të konkurrencës.

Ndërkohë, në tërë Kosovën, të rinjtë do ta kenë rastin që të marrin pjesë në një konkurs i cili do të zgjasë dy muaj, lidhur me idetë për biznes si mjeti më i mirë për promovimin e mëtejmë të aspektit të ndërmarrësisë si një alternativë për zhvillimin e karrierës.

Duke filluar nga data 29 nëntor deri më 2 dhjetor, po ashtu do të mbahet edhe një panair i vogël në të cilin do të vendoset një bashkëveprim i fuqishëm në mes të institucioneve, shoqatave të biznesit, donatorëve si dhe agjencive të tjera të cilat ofrojnë mbështetjen e tyre për zhvillimin e sektorit privat.

Ushtruesi i detyrës së Shefit të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, Khaldoun Sinno ka theksuar se “ndërmarrjet e vogla dhe ato të mesme janë si një lokomotivë për zhvillimin ekonomik. Krijimi i kushteve për këto ndërmarrje që të ecin përpara dhe të kenë sukses si dhe promovimi i ndërmarrësisë si alternativë për zhvillimin e karrierës, janë mënyra të shkëlqyeshme për stimulimin e zhvillimit ekonomik në Kosovë.\"

Nga ana tjetër, znj. Mimoza Kusari - Lila, Ministre për Tregti dhe Industri, tha, “Në Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë e kemi vënë si prioritet tonin që të ofrojmë mbështetjen tonë maksimale ndaj aktiviteteve të organizuara në funksion të promovimit të ndërmarrësisë, dhe pikërisht ky është qëllimi i organizimit të këtyre Ditëve të Bizneseve të Vogla.”

Ndërsa Granit Berisha, kryeshef i Agjencisë për mbështetjen e NVM-ve, tha “Agjencia për Mbështetjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme si rol themelor ka mbështetjen e sektorit privat, në këtë rast mbështetjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme. Përmes aktiviteteve të “Ditët e Biznesit të Vogël” Agjencia synon të arrijë një ndër qëllimet themelore e që është: koordinimi i interesave të sektorit privat me atë publik.”

Nikoqir dhe drejtues i këtyre aktiviteteve është Agjencia për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, një agjenci kjo e cila është pjesë e Ministrisë së Tregtisë dhe të Industrisë (MTI), e mbështetur nga Zyra Ndërlidhëse e KE-së në Kosovë.

Institucionet kosovare, pastaj shoqatat e biznesit dhe Projekti “Zhvillimi ekonomik regjional” i financuar nga BE-ja janë duke ofruar partneritetin e tyre strategjik, ndërsa partneriteti financiar është duke u siguruar nga Zyra e Bashkëpunimit Zviceran në Kosovë si dhe nga SPARK-u.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)