Klubi i Prodhuesve diskuton efektet të tarifës 100 % në ekonomi
Prishtinë, 22 janar - Klubi i Prodhuesve të Kosovës (KPK) organizon sot tryezën e diskutimit lidhur me efektet të tarifës 100 % në ekonominë e vendit një vit pas vendosjes së kësaj takse.
Do të diskutohen edhe tema të ndryshme si bilanci tregtar i Kosovës gjatë viteve 2016-2019, përfitimet e prodhimeve vendore pas vendosjes së tarifës, përfituesit më të mëdhenj nga tarifa 100% si dhe punësimi në sektorin e prodhimit: para dhe pas tarifës 100%.