23 Dhjetor 2024

Klima për Investime e rënd në Kosovë

Prishtinë, 2 gusht - Sot në zyrat e AKB-së, nënkryetari i AKB-së, Suat Berisha priti në takim pune përfaqësues të Bankës Botrore të kryesuar nga znj. Guilia Maria Stecchi. Qëllimi i këtij takimi ishte rishikimi i realizimit të Projektit Global të Bankës Botrore “Klima e investimeve ne Kosovë”.

Me këtë rast nënkryetari i AKB-së Suat Berisha faleminderoi përfaqësuesit e Bankës Botrore për mbështetjen që po i bëhet institucioneve të Kosovës përmes projektit ‘Klima e investimeve në Kosovë’, sidomos në përmirësimin e klimës së të bërit biznes dhe investimeve të huaja.

 Në këte drejtim Berisha i njoftoi të pranishmit se Kosova sipas Bankës Botrore ka bërë progres në rangimin  e ‘të bërit biznes’ (doing business),  shiquar në procedurat për regjistrimin e një biznesi, mirëpo, përkundër këtij progresi, Kosova ka pothuaj “zero” investime të huaja,  që nga përfundimi i luftës e këndej!

Berisha përmendi disa nga arsyet për mungesë të investimeve të huaja në Kosovë si mungesa e mbështetjes institucionale dhe lehtësirave për investime të huaja, procedurat e stërzgjatura burokratike për realizimin e investimeve te huaja, problemet në sektorin e energjisë elektrike, mungesa e fuqise punëtore të kualifikuar, mungesa e sigurisë juridike, mosfunksionimi i sistemit gjygjësor - procedurat e stërzgjatura të kontesteve gjygjësore dhe mungesa e sundimit te shtetit ligjor dhe korrupcioni.

Nga ana tjetër znj. Guilia Stecchi, mirëpriti këto informata nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, njëherit shprehi keqëardhje, që, përkundër të gjitha angazhimeve dhe përkushtimeve edhe të Bankës Botrore, fatkeqësisht në Kosovë edhe mëtutje mungojn investimet e huaja, për shkak të gjitha atyre arsyeve që u cekën, andaj, u zotua që ky takim faktmbledhës është një obligim shtesë edhe për instancat e larta të Bankës Botrore, që të bëjn trysni më të madhe te institucionet e Kosovës që të eliminojn këto bariera ndaj investimeve të huaja.

Në fund, tê dyja palët u pajtuan se Kosova megjithate mbetet vend i artë për investime, bazuar në resurset natyrore dhe ato humane.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)