08 Janar 2025

KKZHK miraton draft-ligjin për themelimin e Fondit për Garantimin e Kredive

Prishtinë, 8 shtator  - Në selinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës, sot u mbajt takimi i tretë i Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës (KKZHE), për të diskutuar për hapat e mëtutjeshëm për avancimin e reformave ekonomike në vend.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, njëherësh edhe koordinatore e KKZHE-së, Hykmete Bajrami, theksoi se ne jemi duke u përpjekur në vazhdimësi që Këshillin Kombëtar për Zhvillim Ekonomik ta fuqizojmë dhe ta shndërrojmë në një forum me rëndësi për zhvillimin e afarizmit dhe për  institucionet e Kosovës.

Ajo i informoi të pranishmit se janë konstituuar të katër grupet punuese të cilat kanë shqyrtuar çështjet të cilat i ka obliguar Këshilli.

Në periudhën në mes të dy mbledhjeve të Këshillit, Qeveria poashtu ka miratuar draft-ligjin për themelimin e Fondit për Garantimin e Kredive dhe ky draft-ligj do të procesohet për miratim në Kuvendin e Kosovës gjatë këtij muaji. Më 1 shtator kanë hyrë në fuqi ligjet e pakos së re fiskale, të cilat pritet që të kenë një ndikim të rëndësishëm tek biznesi privat në Kosovë.

Ne po angazhohemi vazhdimisht që Këshilli  t’i adresojë të gjitha sfidat dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohet biznesi dhe do të marr parasysh të gjitha kërkesat dhe rekomandimet që synojnëkrijimin e politikavetë qëndrueshmeekonomike dhe që mundësojnë hapje të reja të vendeve të punës”, theksoi ministrja Hykmete Bajrami.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, para anëtarëve të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik ka thënë se përkundër agjendës mjaft intensive politike që Qeveria e ka pasur gjatë kësaj kohe, ajo e ka mbajtur fokusin themelor në zhvillimin ekonomik, në punësim dhe në intensifikimin e përpjekjeve që të ndihmoj bizneset në mënyrë që të filloj ngadalë zgjidhja e çështjeve ekonomike për të cilat është zotuar qeveria.

“Është duke u punuar në mënyrë intensive në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim, ku Qeveria, me ndihmën e të gjithë akterëve relevant, do të qartësojë rrugën, strategjinë, masat për zhvillim më të shpejtë ekonomik, duke definuar shumë më qartë prioritetet në të cilat ne do të angazhohemi në periudhën e ardhshme kohore. Në të njëjtën kohë, ne jemi duke punuar në disa sektorë strategjik, sa i përket përmirësimit të legjislacionit, dhe përmirësimit të politikave, të cilat mundësojnë tërheqjen e investimeve të huaja, nxitjen e investimeve të brendshme, nxitjen e punësimit dhe rritjen e qëndrueshme ekonomike. Disa prej tyre i kemi realizuar bashkërisht,”, theksoi kryeministri Mustafa. 

Në këtë takim kanë raportuar kryesuesit e grupeve punuese në kuadër të KKZHE-së, si: Grupi Punues për Çështje Legjislative dhe Adresimin e Ankesave të Investitorëve ndaj Institucioneve, Grupi Punues për Çështje Tregtare dhe Adresim të Barrierave Tregtare, Grupi Punues për Përmirësimin e Klimës së të Bërit Biznes, Investime Publike dhe Investime në Infrastrukturën e Cilësisë dhe Grupi Punues për Tërheqjen dhe Lehtësimin e Investimeve nga Diaspora

Këshilli ka diskutuar dhe ka shqyrtuar pikat me rëndësi që janë adresuar nga anëtarë të Këshillit, të cilat ndikojnë në përmirësimin e kushteve për zhvillim të biznesit, tërheqjes së investimeve të jashtme dhe zhvillimin e ekonomisë së Kosovës në përgjithësi.  Po ashtu, u diskutua edhe për ndryshimet kryesore në ligjet e ‘Pakos Fiskale’, ku përmes kësaj pakoje është paraparë që Kosova  të bëhet një ambient tërheqës për bizneset ekzistuese dhe për bizneset e reja, që do të fillojnë një veprimtari afariste.

Qeveria e Kosovës ka adoptuar agjendë në favor të rritjes ekonomike, me qëllim të përkrahjes së sektorit privat, në mënyrë që Kosova t’i përgjigjet konkurrencës, duke u siguruar që sistemi i saj të jetë i qëndrueshëm dhe konkurrent me sistemet tatimore rajonale. Duke prezantuar pakon e re fiskale, ministri i Financave z. Avdullah Hoti deklaroi se synimet kryesore të pakos fiskale janë: krijimi i një ambienti të favorshëm për investime të reja,  përkrahja e bizneseve;  nxitja e punësimit;  rritja e mirëqenies qytetare si dhe përmirësimi potencial i bilancit tregtar.

Këshilli diskutoi edhe për akcizënqë aplikohet për lëngjet e gazuara dhe jo të gazuara si dhe
 çështjene humbjeve dhe avullimit të produkteve gjatë transportit.

Mbledhja e radhës e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik do të mbahet më 11 nëntor 2015.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)