Kinë, vëllimi i eksportit, më i lartë se në 2009
Pekin, 14 nëntor - Sipas të dhënave të publikuara më 10 nëntor nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, vëllimi i eksportit të Kinës në 10 muajt e fundit ka arritur në 2 trilionë e 393 miliardë e 400 milionë dollarë, duke u rritur 36.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, dhe eksport-importi ka tejkaluar nivelin e tërë vitit të kaluar.
Nga të dhënat del se gjatë 10 muajve të fundit, sufiçiti ishte 147 miliardë e 770 milionë dollarë duke u ulur me 6.7%.