23 Dhjetor 2024

Kinë, vazhdon inflacioni serioz

Pekin, 10 korrik - Në qershor, në Kinë treguesi i çmimit të konsumit (CPI) u rrit në 6.4%, krahasuar me vitin e kaluar dhe kjo rritje shënoi përsëri rekord. Ndërsa në krahasim me muajin maj, ky tregues u rrit me 0.3%.

Sipas një raporti të publikuar më 9 korrik nga Byroja Kombëtare e Statistikave e Kinës, çmimi i ushqimeve dhe veçanërisht ai i mishit të derrit, vazhdon të rritet në krahasim me mallëra të tjera.

Në qershor, çmimi i ushqimeve u rrit 14.4% në krahasim me vitin e kaluar, ndërto çmimi i mishit të derrit u rrit 57.1%, ai i drithërave 12.4%.

Drejtori i Bankës Qendrore të Kinës, Zhou Xiaochuan u shpreh më 8 korrik në Pekin se, si ekonomia e dytë në botë, Kina duhet të gjejë ekuilibrimin midis kontrollimit të inflacionit dhe rritjes ekonomisë.

Në konferencën globale të Akademisë Ndërkombëtare të Ekonomisë, Zhou Xiaochuan tha se frenimi i inflacionit vihet ende në plan të parë të qeverisë kineze në makroekonomi, pavarësisht nga rënia ekonomike gjatë këtij procesi.

Zhou tha se Kina mund të durojë inflacionin e tepërt në një farë shkalle, në kalimin nga ekonomia e planifikimit, në atë të tregut, prandaj Banka Qendrore është e gatshme të pranojë këtë inflacion. Pikërisht për këtë arsye, Banka Qendrore kineze nuk përcakton ndonjë "objektiv inflacioni" në politikën monetare.

Në qershor, niveli i përgjithshëm i çmimit të konsumit në mbarë Kinën u rrit 6.4% në krahasim me vitin e kaluar, duke shënuar rekord gjatë 3 vjetëve, ndërkohë, çmimi i ushqimeve u rrit 14.4%

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)