Kinë, shiten 15 milionë automjete në 10 muajt e parë
Pekin, 10 nëntor - Në 10 muajt e parë të këtij viti, vëllimi i prodhimit dhe shitjes së automjeteve në Kinë ka shënuar mbi 15 milionë, shifër kjo rreth 3% më e lartë se ajo e një viti më parë.
Të dhënat u publikuan nga Shoqata e Industrisë së Automjeteve e Kinës më 9 nëntor në Pekin.
Gjatë 10 muajve të parë të këtij viti, janë shitur mbi 49.5 milionë automjete të markave kineze, duke zënë afro 40% të vëllimit total në treg.
Kjo shifër është 3% më e vogël në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Kjo shoqatë parashikoi gjithashtu që me këtë ritëm, në mbarë vitin 2011, numri total i prodhimit dhe shitjes përkatësisht do të arrijë në mbi 18 milionë.