Kinë: Rritet importi, ulet suficiti tregtar
Pekin, 11 dhjetor - Të dhënat e reja të doganave kineze tregojnë se nga janari deri shtator të këtij viti vëllimi i përgjithshëm i import-eksportit të Kinës ka kaluar 3.3 trilionë dollarë amerikanë, duke u shtuar 23.6%.
Statistikat e publikuara të shtunën, tregojnë se importi ka kaluar 1.5 trilionë dollarë amerikanë, duke u shtuar me 26%. Suficiti tregtar arriti në 138.4 miliardë dollarë amerikanë, duke u reduktuar me 18%.
Në tregtinë dypalëshe me partnerët kryesorë tregtarë, në 11 muajt e parë të këtij viti, vëllimi i përgjithshëm i tregtisë dypalëshe kino-europiane, kino-amerikane, kino-japoneze dhe Kinë-ASEAN është rritur me 16%.