Kinë, rriten importet e alkoolit 58.1 për qind
Pekin, 11 gusht - Importet kineze për pijet alkoolike u rritën 58.1 për qind nga një vit më parë, 2.4 miliardë dollarë amerikanë vitin e kaluar, njofton Ministria e Tregtisë.
Në 2011-n vendi importoi 500 mijë kilolitra alkool, një rritje prej 30.3 për qindësh nga viti në vit, u shpreh zv.ministri i Tregtisë Jiang Zengwei në një konferencë shtypi rreth Panairit për pije alkoolike që zhvilohet nga datat 9-13 gusht në jugperëndim të Kinës, në provincën Guizhou.
Ndërsa, eksportet e alkoolit u rritën 51.3 për qind, e thënë ndryshe 500 milionë dollarë amerikanë vitin e kaluar, ndërkohë që u shitën 270,000 kilolitra alkool në tregjet e huaja, shprehet Jiang.
Ai shtoi se prodhuesit më të mëdhenj të alkoolit në vend kanë parë që vlera e prodhimit është zgjeruar 33.2 për qind nga një vit më parë, nga 670 miliardë juanë në 2011-n.
Vendi aktualisht ka të regjistruar 2.17 milionë biznese për alkoolin, 1.96 milionë e të cilëve janë shitës me pakicë, sipas Jiang.