Kinë, rriten çmimet e naftës dhe benzinës
Pekin, 21 mars - Çmimet e lëndës djegëse për automjete në Kinë po ngrihen ndjeshëm. Në pikat e karburantit një litër benzinë blihet 0.4 juan më shtrenjtë, ndërsa litri i naftës diezel është rritur me 0.5 juan.
Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe i Reformës thotë se po i rrit çmimet e karburantit, për shkak se çmimet ndërkombëtare të naftës bruto janë ngritur më shumë se 10 për qind që nga fundi i muajit të kaluar.
Çmimet e karburantit në Kinë kanë ardhur duke u rritur ditët e fundit dhe shitësit me pakicë e pritnin një lëvizje të tillë, ndërsa drejtuesit e automjeteve kanë mbetur të pakënaqur:
\"Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe i Reformës reagon ngadalë kur çmimet ndërkombëtare të naftës ulen, po reagon mjaft shpejt ndaj rritjes së këtyre çmimeve,\" thotë një prej tyre.
Qeveria i ka ngritur për herë të fundit çmimet e karburantit në shkurt. Që atëherë çmimi i naftës në tregun ndërkombëtar është ngritur mjaft.
Dikasteri qendror i planifikimit në Kinë mund të rregullojë çmimet e shitjes me pakicë të karburantit kur çmimet e naftës bruto në tregun ndërkombëtar ndryshojnë me më shumë se 4 për qind gjatë 22 ditëve punë.