20 Prill 2025

Kinë, inflacioni në nivelin më të ulët që prej muajit janar 2010

Pekin, 9 korrik - Rritja e çmimeve për mallrat e konsumit në Kinë, matës kryesor i inflacionit, pësoi një rënie me 2,2 për qind në muajin qershor, njoftoi sot Pekini zyrtar, ndërkohë që rritja ekonomike është ngadalësuar në ekonominë e dytë botërore.

Bëhet fjalë për nivelin më të ulët të inflacionit në Kinë që prej muajit janar 2010, ndërkohë që rritja e çmimeve ishte 1,5 për qind.

Në gjashtë mujorin e parë, inflacioni në Kinë u rrit me 3,3 për qind në një vit, sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave (BNS).

Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me 8,1 për qind në një vit gjatë tremujorit të parë, pasi progresoi me 9,2 për qind vitin e kaluar dhe 10,4 për qind në vitin 2010.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)