20 Prill 2025

Kinë, Inflacioni arrinë në 1.9 për qind

Pekin, 16 tetor - Treguesi i Çmimeve të Konsumit (CPI) u rrit me 1.9 për qind në shtator në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, njoftoi të hënën Zyra Kombëtare e Statistikave të Kinës.

Inflacioni ra kështu nga dy përqindshi i regjistruar në gusht.

Çmimet e ushqimeve, që zënë 1/3-ën e përllogaritjes së CPI-së në Kinë, u rritën me 2.5 për qind muajin e kaluar në bazë vjetore, duke shënuar një ulje nga 3.4 përqindëshi në gusht.

Analistët mendojnë se Kina do të përmbushë objektivin e saj për të mbajtur inflacionin nën nivelin 4 për qind përgjatë gjithë vitit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)