23 Dhjetor 2024

Kinë, import-eksporti shënoi 1.4 trilionë dollarë në 5 muajt e parë

Pekin, 11 qershor - Në 5 muaj të parë të këtij viti, vëllimi i përgjithshëm i import-eksportit në Kinë arriti në 1.4 trilionë dollarë amerikanë, 27.4 për qind më shumë se një vit më parë. Krahas kësaj, deficiti tregtar arriti 22.97 miliardë dollarë, shifër kjo 35.1 për qind  më pak se në vitin 2010.

Në 5 muajt të parë, vëllimi total i tregtisë së Kinës me partnerët kryesorë, si BE, SHBA, ASEAN dhe Japoni, pati rritje me mbi 20 për qind  në krahasim me të njëjtën periudhën e vitit të shkuar.

Veçojmë, eksportin e makinerive nga i cili u arkëtuan mbi 400 miliardë dollarë. Ndërsa, importi i qymyrgurit dhe sojës pati ulje. Ndërkohë importi i automjeteve shënoi rritje me mbi 20 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)