Kinë, import-eksporti i produkteve minerare arrin në 700 miliardë
Pekin, 8 nëntor - Zëvëndësministri i Tokës dhe i Burimeve dhe drejtor i Drejtorisë së Studimeve Gjeologjike të Kinës Wang Min tha kohët e fundit se, gjatë tre tremujorëve të parë të këtij viti, vlera e import-eksportit të produkteve minerare të Kinës arriti në mbi 700 miliardë dollarë, shifër kjo 34.78 për qind më e madhe në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Të dhënat tregojnë se, gjatë procesit të globalizimit ekonomik, Kina ka forcuar pandërprerë bashkëpunimin me vendet e tjera në fushën minerare.