Kinë: Hapet panairi ndërkombëtar i Investimeve
Pekin, 23 prill - Fokusi i Kinës tek investimet e huaja do të jetë mbi teknologjinë e lartë, teknologjitë e reja, kursimin e energjisë, mbrojtjen e mjedisit si edhe fushën e shërbimeve.
Këto objektiva u deklaruan edhe nga zv-drejtori i Agjencisë kineze të investimeve, Gu Jie, duke folur në prag të Panairit të 15 për investimet e huaja në Kinë, që do të mbahet në Guangzhou..
Tani synohet që këto investime të huaja, nga zonat bregdetare të Kinës Juglindore, të transferohen edhe në krahinat qendrore e perëndimore të vendit.
Panairi ndërkombëtar i investimeve në Kinë, konsiderohet si "panairi më i madh i investimeve në botë".
Ai organizohet çdo vit në Xiamen, nga 8 deri më 11 shtator, nga Ministria kineze e Tregtisë.