Kinë, dyfishohet importi në 5 vitet e ardhshëm
Pekin, 29 janar - Në pesë vitet e ardhshëm, pritet që vëllimi i importit në Kinë të dyfishohet. Ministri kinez i Tregtisë, Chen Deming, i tha këto ditët e fundit, duke shtuar se në të njëjtën kohë, eksporti amerikan drejt Kinës do të shtohet në të njëjtën kohë deri në 200 miliardë dollarë amerikanë.
Duke filluar nga ky vit, qeveria do t'i kushtojë më shumë rëndësi nxitjes së kompanive kineze për të investuar jashtë vendit.
Qeveria synon gjithashtu të rritë importin e mallrave, për të rritur konsumin e brendshëm.