25 Dhjetor 2024

Kinë, 70 për qind e markave të shitura janë vendase

Pekin, 21 shkurt - Rreth 70 për qind  e markave më të shitura në 152 sektorët e konsumit në Kinë, përfshirë dhe Hong Kongun, Makaon dhe Tajvanin, janë ato vendase, ndërsa pjesa e mbetur i përket prodhimeve dhe markave ndërkombëtare.

Këtë e publikoi të dielën Qendra e Studimit mbi Markat e Kinës.

Ndër markat më të shitura kineze janë ato të Pekinit, Guangdongut dhe Shangait.

Përsa i përket markave të huaja, ato amerikane zënë 50 për qind, ndërsa britaniket dhe koreano-jugoret renditen më pas.

Sipas raportit, katër markat ndërkombëtare më të shitura në Kinë janë \"Procter & Gamble\", \"Johnson&Johnson\", \"Samsung\" dhe \"Sony\".

Ekspertët thonë se kompanitë kineze duhet të shqyrtojnë seriozisht fushat e kërkimit dhe marketingut për market vendase.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)