27 Dhjetor 2024

Kinë, 40 për qind rritja vjetore e tregut të mallrave luksoze

Pekin, 23 gusht - Mallrat e luksit në Kinë po blihen gjithnjë e më shumë nëpërmjet internetit, thotë një raport i Qendrës së Studimeve të tregtisë elektronike.

Në raport thuhet se blerjet e mallrave luksoze në internet po rriten vit pas vitit, ku deri gjysmën e parë 2012-s, vëllimi i tregut të blerjes në internet arriti në 13.5 miliardë juanë, apo sa pesëfishi i vitit 2009.

Analisti i Qendrës së Studimeve të tregtisë elektronike, Zhou Xiang, thotë se shitjet e mallrave ose të shërbimeve nga kompanitë nëpërmjet internetit janë prirje kryesore e së ardhmes. "Shitjet e mallrave luksoze në internet janë një model i ri i biznesit, me hapësirë për kompanitë", shton Zhou.

Studimi thotë se rritja e të ardhurave të popullsisë po zgjeron vazhdimisht tregun e mallrave të luksit, ndërsa konsumi vjetor rritet me 40%.

"Kina po bëhet vendi më i madh për konsumin e mallrave të luksit", thekson raporti. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)