28 Prill 2024

Kina zhvlerëson naftën në 91 dollar

Pekin, 27 dhjetor - Derivatet e Naftes u zhvlerësuan nga rritja e normës së interesit në Kinë, porse vijon të mbetet në nivelin më të lartë në 2 vitet e fundit pavarësisht shqetësimit për rënie të konsumit energjetik nga ekonomia e dytë në botë.

Nafta bruto në SHBA për shkurtin ra 0.3 dollar në 91.48 dollarë për fuçi.

Nafta Brent e Londrës u rrit 44 cent në 94.21 dollarë për fuçi. Rritja e normës së interesit nga banka qendrore në kinë ka rritur shqetësimet mbi masën e zvogëlimit të konsumit të naftës prej saj.  Kur kina rriti normën e interesit në mesin e tetorit nafta humbi 4% të vlerës.

Që nga ai moment çmimet e rifituan terrenin e humbur dhe janë rritur me 15% të ndikuara edhe nga i ftohti i madh në hemisferën veriore që ka rritur konsumin e naftës për ngrohje.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)