Kina zhvlerëson juanin kundrejt dollarit amerikan
Pekin, 11 gusht - Banka Qendrore e Kinës ka zhvlerësuar monedhën e saj, juanin, për 1.9 përqind kundrejt dollarit amerikan.
Është ky niveli më i ulët në dhjetë vjet, i cili synon të ndihmojë rritjen e ekonomisë së dobësuar.
Banka Qendrore e Kinës ka thënë se masa ka për qëllim që ta bëjë kursin e këmbimit më të orientuar drejt tregut.
Në fundjavë, Kina ka raportuar rënie të mprehtë të eksporteve dhe rrëshqitje në çmimet e prodhimit.