Kina zë vendin e parë për shitjen e robotëve mekanikë
Frankfurt, 24 mars - Shoqata Ndërkombëtare e Robotëve me seli në Frankfurt, në një raport të publikuar të hënën mbi kërkesat për shitjen e robotëve mekanikë gjatë vitit 2014 thekson se Kina zë vendin e parë, me një rritje të kërkesës me 54%.
Sipas raportit, gjatë vitit të kaluar në tregun kinez u shitën 56 mijë robotë industrialë, ndër të cilët 16 mijë të prodhuar nga industria vendëse dhe pjesa tjetër nga ajo e huaj.
Raporti nënvizon se pas Kinës renditen Koreja e Jugut, Japonia, SHBA-ja dhe Gjermania, me një vëllim shitjeje 75% në nivel botëror.