21 Prill 2025

Kina vazhdon të jetë destinacioni kryesor për investimet e huaja 

Pekin, 21 mars - Sipas një sondazhi të zhvilluar nga firma ndërkombëtare e kontabilitetit "Price Waterhouse Coopers" me 227 kryezyrtarë ekzekutivë të kompanive të ndryshme të botës, del se Kina ende ruan vendin e saj si destinacioni më i parapëlqyer nga investitorët e huaj.

Pjesëmarrësit në këtë sondazh janë të mendimit se Kina ende ka disa epërsi konkurruese që e bëjnë atë tërheqëse për investimet e huaja, duke përfshirë tregun dhe kërkesën e brendshme në shtim e sipër, mjedisin e barabartë për investimet e huaja, krahun e lirë të punës, politikat e favorshme fiskale etj.

Rezultatet e sondazhit tregojnë gjithashtu që edhe ekonomitë e tjera të reja, si India, Brazili, Turqia dhe disa vende afrikane, po konkurrojnë aktivisht për të marrë thithur investimet e huaja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)