Kina: tregu më i madh i shitjes së Rolls-Royce
Pekin, 12 janar - Korporata e makinave luksoze Rolls Royce deklaroi në Londër se nga të dhënat e vitit 2013 rezulton se Kina bëhet për herë të parë tregu më i madh botëror i shitjes së Rolls Royce, duke zëvendësuar SHBA-në .
Kina, SHBA-ja dhe Lindja e Mesme janë tregjet më të mëdha botërore të shitjes së makinave të famshme. Ndër këto vende, Kina zë 1/4, me një rritje prej 11% krahasuar me vitin e kaluar, duke u bërë tregu më i madh në botë për shitjen e Rolls Royce.
Për këtë Drejtori ekzekutiv i korporatës, Torsten Müller-Ötvös ka thënë se suksesi i tregut kinez lidhet me ngritjen e nivelit të shërbimit dhe rritjen e numrit të bizneseve për shitjen e makinës luksoze.