Kina, tregu më i madh i arit në botë
Pekin, 21 maj - Në tremujorin e parë të vitit 2011, u rrit ndjeshëm kërkesa për ar në Kinë, vend i cili është tregu më i madh në botë për investimin e arit. Tani Kina ka kaluar Indinë, sipas një raporti të Këshillit Botëror të Arit.
Raporti me titull \"Tendenca e kërkesës së arit për vitin 2011\", publikuar nga ky këshill, thekson se në tremujorin e parë të këtij viti, sasia e arit të kërkuar për investim në Kinë u shtua në mbi 90 tonë, me një vlerë prej mbi 4 miliardë dollarësh.
Kjo sasi përbën një rritje prej 179% në krahasim me vitin e kaluar, e cila ishte afro 40 tonë.