Kina treg i konsoliduar i tregtisë me pakicë

Shangai, 20 shtator - Kina është ndër vendet në zhvillim që ofron lehtësi për hyrjen në tregun me pakicë, thotë një raport i EC Harris, konsulent i ndërtimit të aseteve në Shangai.
Raporti thekson se vitet e fundit për shkak të rënies së konsumit në vendeve e zhvilluara, sytë janë hedhur drejt vendeve në zhvillim. Vendet e BRIC, sipas raportit, kanë potencial të madh të konsumit, por ndër to vetëm Kina ka infrastrukturë dhe sistem ligjor të konsoliduar.
Të gjitha këto tërheqin vëmendjen e kompanive të mëdha botërore.
Por raporti vu në dukje njëkohësisht se markat që shiten me pakicë përballen në Kinë me probleme të ndryshme, si mungesën e njohjes së kërkesave të konsumatorëve.