21 Prill 2025

Kina synon të ritë me 8 për qind tregtinë e jashtme në 2013-n

Pekin, 6 mars - Kina shpreson të ritë vëllimin e përgjithshëm të tregtisë së jashtme me 8 për qind pas një rimëkëmbjeje të ngadaltë të ekonomisë botërore dhe rritjes së proteksionizmit tregtar, thotë një raport që iu paraqit Asamblesë Popullore Kombëtare të martën.

Parashikimi për tregtinë e jashtme për ekonominë e dytë më të madhe të botës, është më i lartë se i vitit të kaluar, por mbetet sërish nën nivelin 10 për qind që ishte për vitin 2012.

\"Perspektiva e eksporteve mbetet ende e zymtë,\" thotë draft raporti për vitin 2013 i përgatitur nga Komisioni Kombëtar i Reformës dhe Zhvillimit.

Për shkak të vështirësive ekonomike në Bashkimin Europian, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera, tregtia e jashtme e Kinës u rrit me 6.2 për qind në vitin 2012, duke arritur 3.87 trilionë dollarë, me një suficit prej 231.1 miliardë dollarësh.

Sipas raportit, Kina do të shpejtojë zhvillimin e shërbimeve për të përmirësuar tregtisë dhe investimet e huaja. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)