Kina synon një treg deri 600 miliardë dollarë deri në 2015
Pekin, 30 nëntor - Ministria e Tregtisë e Kinës ka bërë publik një plan pesëvjeçar për tregtinë në sektorin e shërbimeve, duke pasur si objektiv një rritje vjetore 11%, për të arritur një vlerë prej 600 miliardë dollarësh në vitin 2015.
Zhou Liujun-i është drejtor i Departamentit të tregtisë në Drejtorinë e Shërbimeve të Ministrisë së Tregtisë të Kinës.
\"Kina ka pasur prej një kohe të gjatë një deficit tregtar në shërbime, veçanërisht në sektorin e transportit, të sigurimeve, të të drejtave përjashtimore dhe tarifave të licencave, si edhe në turizëm. Vjet tregu i shërbimeve me vlerë të shtuar të lartë, si teknologjia e informacionit, sigurimet, financat dhe këshillimet, ka njohur një rritje të shpejtë, por tregu i shërbimeve ende zë një përpjesëtim të vogël në vlerën e plotë të importeve dhe të eksporteve.\"
Sipas këtij plani, qeveria do t\'i japë përparësi zhvillimit të 30 fushave të ndryshme të sektorit të shërbimeve. Ajo gjithashtu do të organizojë përvit në Pekin një panair ndërkombëtar të tregut të shërbimeve duke filluar që nga mot.
Në tre tremujorët e parë të sivjetshëm tregtia në sektorin e shërbimeve është rritur 18.7% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 308.1 miliardë dollarë.