26 Dhjetor 2024

Kina synon dyfishimin e tregtisë me Evropën

Varshavë, 26 prill - Kryeministri kinez, Uen Ksiabao, do të takohet me dhjetëra kryeministra të Evropës lindore dhe jugore në një forum biznesi, në kryeqytetin polak Varshavë.

Kina thuhet të jetë e etur për të zgjeruar lihdjet e saj të biznesit me rajonin.

Uen, pas takimit me kryeministrin polak, Donald Tusk, ka thënë se vendi i tij ka për qëllim të dyfishojë tregtinë dypalëshe me Poloninë gjatë pesë vjetëve të ardhshëm.

Tregtia mes dy vendeve është llogaritur në 14.6 miliardë euro në vitin 2011.

Zyrtarët kinezë thonë se Pekini është i interesuar në sektëorët bankarë të Polonisë, ashtu si edhe në ata të minierave, energjisë dhe transportit.

Tusk ka thënë se të dyja vendet kanë shpresa të mëdha për bashkëpunim tregtar, që përfshin edhe rezervat e gazit.

Vizita e Uenit në Poloni është ndalesa e fundit e tij në turneun evropian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)