Kina stimulon investimet private në tregjet ndërkombëtare
New York, 5 korrik - Kina do të shtojë mbështetjen për investimet e kompanive private në tregjet ndërkombëtare.
Kjo bëhet e ditur në një dokument të publikuar të martën nga 13 sektorë shtetërorë, si Komiteti Kombëtar për Reformën dhe Zhvillim, Ministria e Jashtme, Ministria e Industrisë e Informacionit, Ministria e Tregtisë dhe Banka Qendrore.
Sipas këtij dokumenti, krahas përsosjes së politikave, kërkohet edhe thjeshtësimi e rregullimi i menaxhimit të investimeve private në tregun e jashtëm.
Në këtë dokument, kërkohet që sektorët përkatës të rregullojnë menaxhimin e kompanive në tregjet ndërkombëtare si dhe të drejtojnë sipërmarrjet private që të zbatojnë ligjet vendore, t\'i kushtojnë rëndësi mbrojtjes së mjedisit, të garantojnë të drejtat dhe interesat e ligjshme të punëtorëve dhe të mbajnë përgjegjësinë e duhur shoqërore.
Gjithashtu kërkohet shtimi i shërbimeve dhe garancive për investimet private në tregjet ndërkombëtare. Për realizimin e një synimi të tillë, sipas dokumentit, duhet të shfrytëzohen aktivisht shkëmbimet e nivelit të lartë dypalësh, shumëpalësh si dhe ambienti i favorshëm për investime.