Kina shënon rritje ekonomike
Pekin, 11 mars - Muajin e kaluar në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, eksportet e produkteve kineze në botë shënuan një rritje më të lartë prej 46 për qind.
Sipas të dhënave të autoriteteve kineze, rritja është më e madhe për 35 deri në 40 për qind se sa është parashikuar.
Treguesit pozitiv, sipas një pjese të mediave botërore, janë rezultat i shpenzimeve të qeverisë përkatësisht i financimeve të drejtpërdrejta në një pjese të ekonomisë së vendit.
Për dallim nga Kina, fuqia më e madhe ekonomike e Evropës, Gjermania, nuk ka rezultate të mira. Eksportet e saj në janar, në vend se të rriten, ranë më tej 6.3 për qind, në krahasim me dhjetorin e vitit të kaluar.