Kina shënoi një suficit tregtar prej 20,4 miliardë dollarësh
Pekin, 9 qershor - Kina shënoi një suficit tregtar prej 20,4 miliardë dollarësh në maj, deklaruan sot autoritetet doganore kineze.
Ky rezultat tejkalon atë të muajit prill.
Eksportet kineze janë rritur vetëm me një për qind muajin e kaluar duke arritur në 182,8 miliardë dollarë.
Ky ngadalësim vjen si pasojë e dobësimit të kërkesës së brendshme dhe vështirësive ekonomike globale.
Në prill eksportet patën një rritje vjetore prej 14,7 për qind duke arritur shifrën 187,1 miliardë dollarë.
Importet gjatë muajit maj pësuan një rënie prej 0,3 për qind duke arritur në 162,3 miliardë dollarë. Ndërkohë në muajin prill u shënua një rritje prej 16,8 për qind.
Suficiti tregtar kinez, në nivelin e 20,4 miliardë dollarëve, tejkaloi atë të muajit prill prej 18,2 miliardë dollarësh.