23 Dhjetor 2024

Kina rrit tarifat mbi importe amerikane

Pekin, 2 qershor - Kina rriti tarifat mbi mallra që importon nga Shtetet e Bashkuara me vlerë prej miliarda dollarësh.

Autoritetet kineze po përgatiten ndërkaq të publikojnë një “listë të zezë” me emrat e kompanive të huaja që, sipas analistëve, Pekini do t’i ndëshkojë në përgjigje të masave të Uashingtonit kundër kompanisë kineze Huawei.

Në komentet sot për shtypin në Pekin, pa përmendur drejpërdrejt Uashingtonin, zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë, Gao Feng tha se disa entitete të huaja kishin shkelur rregullat e aktivitetit jo-komercial.

Zëdhënësi e prezantoi listën si një masë për t’iu kundërvënë proteksionizmi në tregti dhe për të mbrojtur interesat kombëtare të Kinës.

Vendimi i Pekinit rëndon mbi eksporte amerikane me vlerë prej 60 miliardë dollarësh, duke i rritur tarifat mbi këto mallra nga 5 në 25 për qind. Ky veprim është në kundërpërgjigje të rritjes së tarifave nga Uashingtoni deri në 25% mbi mallrat kineze.

Bisedimet e muajit të kaluar mes përfaqësuesve amerikanë dhe atyre kinezë dështuan. Amerikanët i akuzuan negociatorët kinezë se ishin tërhequr nga angazhimet e mëparshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)