Kina rekord historik në tregtinë e jashtme, 3 trilionë dollarë
Pekin, 7 nëntor - Kina vendos një rekord historik në tregtinë e jashtme, ku sipas të dhënave fillestare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, vëllimi i përgjithshëm i tregtisë së jashtme i kaloi 3 trilionë dollarët.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, ky nivel u arrit pas ndryshimit të metodës së zhvillimit të tregtisë së jashtme.
Në një situatë të vështirë ekonomike ndërkombëtare, Kina mori masa për të ruajtur nivelin, rregulluar strukturën dhe nxitur ekuilibrimin e tregtisë së jashtme.