Kina prezanton 3 Zona të Tregtisë së Lirë
Pekin, 21 prill - Tri Zona të reja të Tregtisë së Lirë qe ndodhen në Tianjin, Fujian dhe Guangdong kanë nisur veprimtarinë në Kinë.
Asistenti i ministrit kinez të Tregtisë Wang Shouwen thotë se çdo Zonë e Tregtisë së Lirë në Kinë ka karakteristikat e veta.
\"Ajo në Guangdong do të fokusohet në promovimin e thellimit të bashkëpunimit ekonomik mes pjesës kontinentale të Kinës dhe rajoneve të Hong Kong-ut e Macao-s, veçanërisht në sektorin e shërbimeve.\"
\"Në të njejtën kohë, Zona e Tregtisë së Lirë në Guangdong mban përgjegjësinë e përmirësimit të industrisë së prodhimit në Kinë. Zona në Tianjin do të fokusohet tek zhvillimi i përbashkët mes Pekinit, Tianjin-it dhe Hebei-t. Ajo në Fujian do të fokusohet tek thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe do të mbështesë nismën \'Një brez, një rrugë\'.\"
Gjithashtu, Këshilli i Shtetit ka nxjerrë versione të reja të listës, e cila specifikon kufizimet e investimeve të huaja në 122 fusha.
Kjo shifër është më e ulët se në listën e mëparshme prej 139 fushash, miratuar në Zonën e Tregtisë së Lirë të Shangait.
Investitorët e huaj do të hasin pengesa nga sektori i menaxhimit të sistemit të kontrollit të trafikut ajror, hartat në Internet, prodhimin e programeve në radio dhe televizion etj.