23 Dhjetor 2024

Kina pranon se produktet e saj të eksportit kanë cilësi të dobët

Pekin, 5 mars - Kina pranon se produktet e saj të eksportit kanë cilësi më të dobët se ato të vendeve të zhvilluara.

Zyrtari kinez për tregtinë ndërkombëtare dhe zv-ministër i Tregtisë, Gao Hucheng, deklaroi se në krahasim me produktet e vendeve të zhvilluara, produktet kineze, shfaqin ende dobësi. Ai rekomandoi më tepër vëmendje për cilësinë e mallrave të eksportit.

Viti 2011 është \"viti i Kinës për të rritur cilësinë e mallrave të eksportit\".

Ministria e Tregtisë së Jashtme, Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, si edhe agjenci të tjera shtetërore, do të bashkëpunojnë për të rritur cilësinë e mallrave kinezë dhe statusin ndërkombëtar të kompanive vendase.

Gao, theksoi se përqindja e mallrave kineze të eksportit, me cilësi të keqe nuk është i lartë, por ndikimi negativ i tyre është shumë i rëndë.

Në të ardhmen, Kina duhet të forcojë kompanitë e saj që eksportojnë mallra jashtë vendit, duke ngritur edhe profitin e tyre. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)