Kina partneri më i madh tregtar i SHBA-së
Washington, 23 janar - Marrëdhëniet mes ekonomisë kineze dhe amerikane vazhduan të rriten edhe në vitin 2015.
Më shumë se 800 000 vende pune amerikane varen nga mallrat dhe shërbimet e shitura në Kinë, tha CGCC-ja në Librin e Bardhë të vitit 2015, duke treguar dukshëm se marrëdhëniet tregtare me Kinën kanë ndihmuar në rritjen e ekonomisë amerikane dhe tregun vendas të punësimit.
Ndërkohë, investimet kineze direkte në Shtetet e Bashkuara në vitin 2015 arrijnë rreth 10 miliardë dollarë amerikan për vitin e tretë radhazi që nga 2013-a, duke kapur vlerën totale prej rreth 60 miliardë dollarë që nga viti 2000, theksoi CGCC-ja, organizata më e madhe jo-fitimprurëse që përfaqëson ndërmarrjet kineze në SHBA.