Kina partneri më i madh tregtar i Bashkimit Evropian
Pekin, 18 tetor - Kina është aktualisht partneri më i madh tregtar i Bashkimit Evropian, pasi kaloi SHBA-në në këtë aspekt, njoftoi Ministria kineze e Tregtisë.
\'\'Qarkullimi tregtar mes Kinës dhe Bashkimit Evropian, sipas të dhënave për muajin korrik të këtij viti, arriti në 49,4 miliardë dollarë\'\', thuhet në një deklaratë të ministrisë së sipërcituar.
\"Në muajin korrik qarkullimi tregtar mes Kinës dhe BE-së tejkalon treguesit për qarkullimin tregtar BE-SHBA me një vlerë prejr 1,09 miliardë dollarësh\", shtohet në të.