Kina nuk kontrollon kursin e këmbimit
Pekin, 29 maj - Departamenti i Thesarit i SHBA-së publikoi "Raportin e politikave ndërkombëtare ekonomike e të kursit të këmbimit" ku thuhet se partnerët kryesorë tregtarë të SHBA-së duke përfshirë Kinën nuk kontrollojnë kursin e këmbimit për të marrë epërsi të pabarabarta tregtare.
Në raport vihet në dukje se gjatë një viti të kaluar, kursi i këmbimit të Renminbi-së me dollarin vazhdonte të rivlerësohet dhe Kina nuk përputhet me definicionin e vendit që kontrollon kursin e këmbimit.
Qysh nga qershori i vitit të kaluar, Kina rifilloi reformën e sistemit të kursit të këmbimit të Renminbi-së dhe deri në fund të prillit të këtij viti, kursi i këmbimit të Renminbi-së me dollarin u rivlerësua 5.1%.