10 Janar 2025

Kina mund të lehtësojë kushtet për Zonat e Tregtisë së Lirë

Pekin, 27 dhjetor - Kina mund të lehtësojnë rregullat e investimeve në Zonat e Tregtisë së Lirë, në provincën jugore Guangdong, bashkinë e Tianjinit dhe gjithashtu në zonën e sapohapur të Shangait.

Komiteti i Përhershëm i Asamblesë Kombëtare Popullore do të diskutojë propozimin e qeverisë qendrore. Kjo e fundit ka propozuar heqjen e miratimit administrativ për kompanitë e huaja që duan të hapin selitë e tyre në këto zona.

Sipas ministrit të Tregtisë Gao Hucheng, kompanitë duhet vetëm të raportojnë planin e biznesit tek autoritetet.

Për shkak se lehtësitë e propozuara për kompanitë e huaja, ato me kapitale të përbashkëta dhe për investitorët e Tajvanit, bien në kundërshtim me ligjet në fuqi, qeveria ka propozuar amendimin e 12 nenve.

Rregullimet e para të ligjit do të hyjnë në fuqi në muajin mars. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)