Kina lëshon 3.51 miliardë dollarë bono për pushtetin vendor
Pekin, 13 gusht - Ministria e Financave do të hedhë të premten në qarkullim bono me vlerë 22.1 miliardë juanë apo 3.51 miliardë dollarë amerikanë në emër të qeverive vendore, duke u përpjekur të lehtësojë trysninë e tyre financiare dhe të përshpejtojë ritmet e ekonomisë që tani ndodhet në një fazë ngadalësimi.
Sipas një deklarate të publikuar në uebsajtin e Ministrisë së Financave, më 17 gusht kjo ministri do të nxjerrë në ankand 22.1 miliardë juanë bono pesëvjeçare të qeverive vendore të qyteteve Tianjin dhe Xiamen, si edhe të provincave Jiangxi, Shandong, Henan dhe Hunan.
Këto bono do të bëhen të tregtueshme në 24 gusht, thuhet në deklaratë.
Qeveritë vendore e kanë të ndaluar emetimin e bonove drejtpërdrejt, me përjashtim të bashkisë së Shangait, të zonës së veçantë ekonomike të Shenzhen-it dhe të provincave bregdetare Zhejiang e Guangdong.