09 Janar 2025

Kina lehtëson rregullat për investimet e huaja në tregtinë elektronike

Pekin, 22 qershor - Kina ka vendosur t\'u ofrojë investitorëve të huaj liri më të madhe në industrinë e tregtisë elektronike.

Ministria e Industrisë dhe e Teknologjisë së Informacionit do t\'i lejojë investitorët e huaj të zotërojnë plotësisht kompanitë e veta të tregtisë elektronike në Kinë dhe do të hapë bazë përpunimi të dhënash dhe biznese përpunimi transaksionesh në internet për investitorët e huaj.

Politika e re do t\'u mundësojë më shumë kompanive të huaja të konkurrojnë me firmat vendore, duke e çuar këtë sektor drejt standardeve më të larta.

Ky veprim përbën zgjerimin e një skeme pilot të nisur në janar në Zonën e Tregtisë së Lirë të Shangait.

Tani biznesi fitimprurës i tregtisë elektronike në Kinë mbizotërohet nga firmat e mëdha vendëse.

Vëllimi i tregtisë elektronike arriti në 13 trilionë juanë vitin e kaluar, ose më shumë se 2 trilionë dollarë amerikanë, dhe synohet që vlera e këtij sektori të dyfishohet në dy vjet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)