Kina lehtëson ligjet e blerjes së shtëpive për të huajt
Pekin, 28 gusht - Qeveria kineze lehtësoi kufizimet për investimet e huaja në tregun e pronave të vendit.
Ministria e Tregtisë lejon tani institucionet e huaja dhe individët të blejnë shtëpi pa kaluar më parë procesin e mëparshëm të kualifikimit.
Sipas rregullave të vjetra, të huajt që donin të blenin shtëpi në Kinë, duhej të kalonin nëpërmjet një procesi njëvjeçar miratimi.
Për të aplikuar për blerje, institucionet e huaja duhet ende të kenë degë dhe zyra përfaqësuese në Kinë.
Individët e huaj duhet të jenë ose të punësuar ose me studime në vend.