Kina lehtëson importet
Pekin, 7 shtator - Kina kërkon të lehtësojë importet, si përgjigje ndaj kritikave të partnerëve ndërkombëtar lidhur me suficitin e lartë tregtar.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve ''Dow Jones'' e cila citon një zyrtar qeveritar.
''Pekini do të përmbushë rregullimin mbi importet, do të ulë shpenzimet dhe do të lehtësojë importet nga shoqëritë kineze'', deklaroi Chong Quan, zëvendës/përfaqësues i Kinës për tregtinë ndërkombëtare, gjatë një fjalimi me rastin e një forumi të biznesmenëve në Pekin. ''Kina do të promovojë importet në sektorin energjetik dhe teknologjik'', shtoi Chong.