Kina kërkon nga Evropa sigurimin e investimeve kineze
Pekin, 15 tetor - Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Liu Weimin, u shpreh në Pekin se pala kineze i kushton vëmendje të madhe ekonomisë së Evropës dhe është e gatshme për ta ndihmuar atë të dalë nga kriza.
Kina shpreson që Evropa do të ndërmarrë masat efektive për të garantuar sigurinë e investimeve kineze në Evropë dhe të ofrojë më shumë favore për këto investime.
\"Udhërrëfyesi\" i kryetarit të Komisionit të BE-së për të zgjidhur krizën e borxheve evropiane, ka marrë mbështjetjen e Kinës.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Liu Weimin, tha se pala kineze beson tek ekonomia evropiane dhe përkrah përpjekjet e BE-së për krizën financiare globale dhe forcimin e administrimit ekonomik.
Liu Weimin vuri në dukje se në gjendjen aktuale të ekonomisë ndërkombëtare, palët e ndryshme duhet të bashkohen për ta kaluar së bashku këtë periudhë të vështirë.