Kina kalon SHBA-në si tregu më i madh i ushqimeve
Pekin, 11 prill - A keni ngrënë? Kjo është një nga mënyrat më të zakonshme përshëndetëse në Kinë, gjë që tregon rëndësinë e ushqimit në kulturën e këtij vendi.
Vitin e kaluar kinezët shpenzuan 14 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto nëpër dyqanet e ushqimeve, pra nuk është habi fakti që rritja e shpejtë ekonomike e këtij vendi e ktheu atë në tregun më të madh të ushqimeve në planet, duke kapërcyuer edhe në këtë rast SHBA-të.
Nga ana tjetër, janë francezët ata që e dëshmojnë reputacionin e vet në gastronomi duke shënuar shpenzimet më të larta për frymë.
Vitin e kaluar, çdo francez shpenzoi mestarisht 5 mijë dollarë dhe këtu nuk përfshihen shpenzimet që bënë nëpër restorante. Francezët shpenzojnë afërsisht 11 për qind të PBB-së për ushqime.
Indianët janë ata që shpenzojnë më pak, mesatarisht vetëm 1 dollar në ditë për frymë. Një kompani konsulence në këtë sektor, vlerëson se deri në vitin 2015, vendet e grupit BRIC (Brazili, Rusia, India dhe Kina) do të kenë zhvendosur Japoninë nga lista e pesë konsumatorëve më të mëdhenj të botës për ushqimet, gjë që lë Amerikën si i vetmi vend i pasur në krye të listës. 10 prill 2012