Kina ka shtuar investimet reale në vendet e tjera
Pekin, 3 nëntor - Në 9-mujorin e këtij viti, shifra e investitorëve kinezë për investime të drejtpërdrejta reale drejt vendeve të tjera ka arritur në 36.3 miliardë dollarë amerikanë, shifër kjo që u rrit 10.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Tani investimet nga ndërmarrjet kineze përfshijnë pjesën dërrmuese të sektorëve ekonomikë.
Në fund të vitit 2009, investimet e huaja kineze kapën shifrën e 240 miliardë dollarëve amerikanë. Me këtë shifër Kina u rendit në vendin e 15-të në botë.