Kina ka realizuar eksportin më të madh në SHBA
Pekin, 28 dhjetor - Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas të dhënave për muajt janar-nëntor të këtij viti duke ia kaluar edhe Bashkimit Evropian, është vendi ku Kina ka realizuar eksportin më të madh.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Tregtisë së Kinës, tregtia midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke u rritur 8,2% ka kapur vlerën e 438,62 miliardë dollarëve.
Eksporti kinez në SHBA është rritur 8,2% dhe ka arritur vlerën 319,4 miliardë dollarë, kurse importi prej Amerikës është rritur 8,2% dhe ka arritur vlerën 119,2 miliardë dollarë.
Të njëjtat shifra të para nga Bashkimi Evropian tregojnë se gjatë 11 muajve të këtij viti tregtia e Evropës me Kinën është zvogëluar në përmasën 4,1% dhe ka rënë në vlerën 302,3 miliardë dollarë.
Edhe në tregtinë midis Japonisë dhe Kinës për 11 muajt e këtij viti vërehet në rënie 2,9%.
Investimi real i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kinë për 11 muajt e vitit 2012 është rritur 11,6 % dhe ka arritur shifrën 2,4 miliardë dollarë.
Për të njëjtën periudhë Kina ka miratuar aktivitetin e 1180 shoqërive me financim amerikan, një raport ky ku vërehet 8,9% rënie. Duke filluar nga fundi i muajit nëntor, investimi total i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kinë ka arritur në 70 miliardë dollarë.
Kurse Kina në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është ndër vendet me investime të vogla me 8,6 miliardë investim që ka bërë në këtë vend.